American Dream

American Dream

B24876
1.700 Lekë
Eris Rusi
ISBN: 9789928376442
Publisher: Toena
Publication Year: 2023
Number of Pages: 286

Ëndërr amerikane! E kthyer në realitet!
Ky libër është jo vetëm historia individuale e një njeriu, por ilustrim i shpirtit,
që arrin të sfidojë të pamundurën,
të kërkojë dritën dhe të gjejë shtegun e shpëtimit,
përmes këmbënguljes dhe guximit për të sfiduar gjithçka që del përpara si pengesë.
Vetë rrëfimi i Beqir Potkës, është zëri i një njeriu që ka jetuar në dy kohë të ndryshme:
Diktaturë dhe Demokraci; në dy kontinente të ndryshme:
Europë dhe Amerikë; në dy mentalitete të ndryshme:
Njeriu turmë dhe Njeriu individualitet.
Të gjitha këto ndërthurje, e bëjnë rrëfimin e përfshirë në këtë tekst,
që të ketë një rëndësi të veçantë, në rrafshin narrativ dhe në atë njerëzor.
Në këtë libër,
lexuesi do të njihet me arratisjen nga telat me gjemba të Shqipërisë së mbyllur komuniste dhe ndjekjen e suksesit,
të ëndrrës dhe të realizmit në jetë, në Amerikë.
Gjatë një harku kohor tridhjetepesëvjeçar,
Beqir Potka ka marrë pjesë aktive në ngjarje me rëndësi jetike për kombin shqiptar,
ku mund të veçohen mbi të gjitha angazhimi për kthimin e eshtrave të Faik bej Konicës në Shqipëri dhe mbështetja pa kufizim e Kosovës përmes lobimit në USA.
Le të jetë ky libër simbol i ngjarjeve që kthehen të përhershme dhe vihen në shërbim të lexuesit të sotëm.
Siç e thotë shpesh dhe mister Potka në rrëfimin e tij:
“Gjithçka varet nga njeriu dhe mnga depozitat e veprave të mira, në qiell. Guxo dhe Beso, o njeri!”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.